venerdì 9 settembre 2011

Dal sito della Chiesa Ortodossa d'Albania

Faqja e re në internet e Qendrës Orthodhokse
Diagnostike “Ungjillëzimi”.

   
  Tashmë Qendrën Orthodhokse Diagnostike “Ungjillëzimi”, mund ta gjeni edhe në faqen e re zyrtare të internetit www.klinikaorthodhokse.com.
    Këtu mund të gjeni shërbimet që ofrohen në këtë qendër mjekësore, informacion mbi strukturën funksionale, laboratorët, kabinetet, informacion mbi shëndetin, guidën e shërbimeve për pacientët, kontakte dhe vendndodhjen e kësaj klinike.
    Le të shpresojmë që kjo faqe e re interneti të jetë një mundësi më shumë për komunikim të interesuarit dhe pacientët në mënyrë që të merret informacioni i kërkuar si dhe të merren përshtypjet e tyre në lidhje me shërbimet e ofruara.
    Kjo do të shërbejë që njerëzit të kenë mundësi të kontaktojnë me klinikën sa më shpejt për problemet e tyre. Të përditësohen herë pas here me shërbimet e reja apo doktorë të ndryshëm të huaj që vijnë në klinikën tonë.
    Kjo faqe do të shërbejë dhe për mjekët e ndryshëm brenda vendit dhe në rajon për tu njohur më nga afër me klinikën.
Për një shërbim sa më të mirë, ata mund të dërgojnë mendimet e tyre, në mënyrë që kjo faqe të jetë sa më e vlefshme për pacientët.

Nessun commento: