lunedì 18 ottobre 2010

Dal sito della Chiesa ortodossa d'Albania

Përgënjeshtrim

Lexova, i habitur, shkrimin e z. Kristo Frashëri, botuar në “Gazeta Shqiptare” të dt. 15.10.2010. Lidhur me gjithçka që shkruani për vizitën time në Pejë të Kosovës, jam i detyruar të shprehem si më poshtë:
Nuk kam dhënë asnjë intervistë për ndonjë gazetë të shtypit serb dhe nuk kam mbajtur asnjë fjalim gjatë qëndrimit tim në Kosovë.
Pa zbritur nga autobusi dhe pa filluar ceremonia e Fronëzimit të Patrikut Irine, një klerik i lartë serb më pyeti: “Si e ndieni veten tuaj në këto momente?” Iu përgjigja me çiltërsi: “Jam i gëzuar që ndodhem këtu në një situatë paqeje pas gjithë atyre dhimbjeve që iu shkaktuan njerëzve të pafajshëm në vitin 1999. Jam i kënaqur që sapo mbërrita në këtë vend të shenjtë të Patriarkanës suaj të Hirshme”.
Çuditem sesi togfjalëshi “Vend i Shenjtë”, që është sinonim i Tokës së Shenjtë, ku ndodhet Jerusalemi,është keqinterpretuar nga shtypi sikur unë të kem thënë se “Peja është Jerusalemi i Serbisë”, gjë që unë nuk e kam thënë dhe e hedh poshtë kategorikisht.
Gjej rastin të deklaroj se me bujari dhe dhimbsuri, si njeri i Perëndisë, u kam qëndruar afër refugjatëve kosovarë në kampet e rrethit të Beratit, në Moravë dhe në Kuçovë, duke u ofruar ndihma në ushqime, në veshmbathje dhe duke i vizituar në spitalin tonë rajonal.
Para se të vija në Shqipëri, në vitet 90të, e në vazhdim refugjatët Shqiptarë në Greqi i kam konsideruar si bijtë e mi dhe i kam ndihmuar, duke i strehuar e punësuar dhe prandaj ata më kanë quajtur dhe më quajnë “baba”.
Gjithmonë kam punuar me përkushtim për të mbjellë midis njerëzve dashuri, respekt, mirëkuptim, bashkëpunim dhe harmoni vëllazërore.
Misioni im është të mbizotërojë dashuria dhe paqja në Shqipëri dhe kudo.

Me urimet dhe konsideratat më të larta
Mitropoliti i Beratit, Vlorës, Kaninës dhe gjithë Myzeqesë.

1 commento:

Anonimo ha detto...

Sayonara...