giovedì 29 novembre 2012
Dal sito della Chiesa Ortodossa d'Albania
Ditëlindja e shtetit Shqiptar 28 nëntori. Si sot 100 vjet më parë
plaku i Vlorës Ismail Qemal Bej Vlora bëri realitet ëndrën dhe
përpjekjet e shumë shqiptarëve për të pasur një shtet të pavarur.
Pikërisht në këtë ditë delegatët nga të gjitha trevat e Shqipërisë u
mblodhën nën drejtimin e plakut të Vlorës, firmosën deklaratën e
pavarësisë dhe ngritën flamurin kombëtar. Atë ditë myslimanë,
orthodhoksë, katolikë e bektashianë u bënë bashkë e i dhanë udhë fateve
të kombit. Sot ne krenohemi me të gjithë firmëtarët. Ndjehemi mirë kur
mes tyre shohim edhe orthodhoksë si Dhimitër Tutulani, Jorgji Karbunara,
Lef Nosi, Petro Poga , Aristidh Ruci, Pandeli Cale, Thanas Floqi,
Spiridon Ilo, Jani Minga, Dhimitër Zografi, Dhimitër Mborja, Dhimitër
Berati e Dhimitër Ilo. Kjo tregon se orthodhoksët janë gjendur gjithmonë
të gatshëm për të dhënë ndihmesën e tyre kur kombi ka qenë në momente
të vështira.Tre nga firmëtarët orthodhoksë si Lef Nosi, Petro Poga e
Pandeli Cale u zgjodhën anëtarë të qeverisë së parë shqiptare të
drejtuar nga Ismail Qemali.
Iscriviti a:
Commenti sul post (Atom)
Nessun commento:
Posta un commento