https://Jeta-Orthodhokse
Lutja e kryetarëve dhe përfaqësuesve të kishave lokale.
E gjithë bota orthodhokse është
mbledhur këto ditë në qytetin e Nishit në Serbinë jugore,në vendlindjen e
Shën Kostandinit të Madh,Perandorit të Romës.
Ne
festimin e 1700 vjetorit të ediktit të Milanos në Nish do të marrin
pjesë shtatë krerë të kishave orthodhokse në botë, në mesin e të cilëve
vetë Patriarku ekumenik Bartolomeu, Patriarku i Jerusalemit,Theofili,
Patriarku i Moskës Kirilli dhe Kryepeshkopët e : Qipros,Kristostomi,të
Greqisë,Jeronimi,Të Polonisë,Sava dhe i Shqipërisë,Anastasi.Gjithashtu
marrin pjesë mitropolitë dhe episkopë nga kishat e tjera
orthodhokse,merr pjesë përfaqësuesi personal i Papa Franceskut si dhe
përfaqësues nga kishat anglikane,etj
Festimet do ti ndjekin nga afër edhe përfaqesuesit më të lartë të shtetit,ambasadorë,etj.
Kulmi i festimeve do të jetë në kishën e Shën Kostandinit dhe Elenës,të
dielën në datën 6 tetor,ku do të kryhet Liturgjia Hyjnore në Nish,në
qytetin ku lindi Kostandini i Madh.Më pas do të vazhdojnë edhe ditën e
Hënë,në Podgoricë ku do të kryhet shenjterimi i katedrales së re,që mban
emrin “Ngjallja e Krishtit”
Delegacioni i Kishës Orthodhokse
Autoqefale të Shqiperisë përbëhet nga Fortlumturia e Tij,Kryepeshkopi
Anastas dhe nga Episkopi i Bylisit,Hirësia e Tij,Asti
Nessun commento:
Posta un commento