Takim i Shkollave Theologjike ne Selanik,
merr pjesë edhe një përfaqësi nga Kisha jonë
merr pjesë edhe një përfaqësi nga Kisha jonë
Prezenca, pjesëmarrja dhe roli i Kishës Orthodhokse ne Lëvizjen Ekumenike është sot një fakt i dukshëm. Pikërisht, nisur nga kjo pjesëmarrje e Kishës Orthodhokse në Lëvizjen Ekumenike nën organizimin dhe drejtimin e Këshillit Botëror te Kishave, në qytetin e Selanikut u mbajt një konferencë me pjesëmarrjen e katër Shkollave Orthodhokse Teologjike, Fakulteti Teologjik i Universitetit Aristoteli në Selanik i cili ishte mikpritësi i këtij takimi Fakuletiti Teologjik i Univeristetit te Sibiut Rumani, Fakuleti Teologjik i Balamandit Liban dhe Akademia Teologjike ‘’Ngjallja e Krishtit’’ Durrës, e cila u përfaqesua nga pedagogët e Akademisë z. Nathan Hoppe, Atë Asti Bakallbashi, z. Dhimitër Qosja dhe z. Thoma Çomëni. Gjithashtu takimi u nderua dhe me pjesëmarrjen e Mitropolitit të Sassimut Genadio (Patriakana Ekumenike), Mitropolitit të Mesinisë Hrisostomi (Kisha Orthodhokse e Greqisë) dhe të zv. Sekretarit të Përgjithshëm te Këshillit Botëror te Kishave z. Jorgos Melopoulos. Qëllimi i takimit ishte për të diskutuar mbi rezultatet e Komisionit Special të Këshillit Botëror te Kishave për Pjesëmarrjen Orthodhokse (WCC Special Commission On Orthodox Participation), si dhe për pasurimin e mendimit akademik teologjik dhe për ta bërë te njohur këtë mendim në kishat orthodhokse lokale.
Tema e takimit mbështetej në një tekst te miratuar ne takimin e zhvilluar 2-9 Mars në Agia Napa / Paralimni të Qipros. Në këtë takim 40 përfaqësi te kishave orthodhokse dhe orientale theksuan qe Eklisiologjia (ecclesiology) është çështje vendimtare për teologjinë e krishtere dhe perspektiven ekumenike. Ky takim iu dha një përgjigje të përbashkët kishave orthodhokse dhe orientale mbi natyrën dhe misionin e Kishës, në diskutimet dhe përgjigje që bazohej mbi një tekst të publikuar nga Komisioni i Besimit dhe Rregullit i Këshillit Botëror të Kishave (ËCC) i vitit 2005. Në takimin e Agia Napia ne Qipro u vu theksi mbi disa çështje Eklisiologjikse si: cilët kufijtë e Kishës, Kisha si trupi i Krishtit / Komuniteti i besimtarëve, Kisha dhe Shpirti i Shenjte, Kisha dhe Kungimi, Autoriteti, Misteri dhe Mbikëqyrja, misioni i Kishës në dhe për botën.
Pikërisht mbi këto çështje u organizua edhe takimi ne Fakultetin Teologjik i Universitetit Aristoteli të Selanikut. Mitropoliti i Sassimës foli për ‘’Eklesiologjinë Orthodhokse dhe sfidat Lëvizjes Ekumenike’’, duke iu referuar përpjekjeve, vështirësive, zhvillimeve dhe arritjeve te takimit ne Agia Napia të Qipros. Profesori i dogmatikës në Fakultetin Teologjik të Universitetit Aristoteli të Selanikut iu referua dimensionit ideologjike dhe eklisiologjik të Orthodhoksisë, si mund te sillet ne kushtet aktuale ky dimension tradicional i kishës. Gjithashtu interesante në këtë takim ishte reflektimi mbi formën e Kishës, nën këndvështrimin eklisiologjik të teologut te madh rumun Atë Dimitrie Stanolae, teme e cila u mbajt nga profesori i dogmatikës dhe te lëvizjes ekumenike në Universitetin e Sibiut, atë Nikolae Mosoi. Ndërsa Atë Pofirio Georgi, profesor i Fakultetit Teologjik në Balamand të Libanit, iu referua traditës dhe realitetit të dialogut ndërkristian në Lindjen e mesme. Interesant në këtë takim ishte fjalimi i pedagogut të Akademisë Teologjike ‘’Ngjallja e Krishtit’’ në Durrës, z. Nathan Hoppe. Në fjalimin e tij, ai vuri theksin në anën praktike të misionit të kishës, përhapjen e fjalës së Perëndisë. Nga njëra anë është e rëndësishme thellimi teorik në çështje të ndryshme teologjike, po aq i rëndësishëm është përhapja e fjalës së Perëndisë, rigjenerimi dhe thellimi i misionit të Kishës, lidhur dhe me realitetin që paraqitet sot në botë.
Kështu, takimi i shkollave teologjike në Selanik me mendimet, diskutimet dhe reflektimet e tij mundi të kontribuojë sadopak në ndërgjegjësimin teologjik dhe eklisiologjik të orthodhoksëve për dialogun dhe lëvizjen Ekumenike. Ky është një takim i cili do vazhdojë në muajin Nëntor në Sibiu të Rumanisë dhe në vitin 2012 në Balamnd të Libanit.
Nessun commento:
Posta un commento