mercoledì 22 luglio 2009

Nicola Saracino: Carme nuziale

1680. Carme Nuziale composto da Eugenio Peta nella parlata arberesh di Chieuti. Recitato o cantato alle nozze di Nicola Maurea e Cecilia Saracino.



Taghandishe hjiridhone
u harrosa s’erdhi hera
të lëroshë këta dhera
e të veçë bëshë fole.

Ku pughasinë të stisi
Fati’mirë çë të soghi
Zonja ‘madhe e Shën Nikoghi
Ec po, Zogëz-o me hare.

Mos të t’mbanjë trëmbësia
Se jo më detin borima
Me sudala e gogësima
Latrazon pa hajdhi.

Hapet dieghi, ritet dita
Nata parsinë rrëgjoi
Bora u los, dimri shkoi
Lulet bie vera ndë gji.

Shi si ditëzen menate
Passari zë molodhinë?
Plo haré me çiu-çinë
Falën dieghin hajdhjar.

Edhe e vafra manusaqe
Hapi lulezit e murra
Shih se qeghnjën gra e burra
Tufëzit t’vënë ndë kufar.

Qeshën era, harosën mali
Edhe punëtë çë grisi
Parmenda e çë skalisi
I palodhti punëtor.

Nani, zogëz-o vasileo
Çë zë detinë të shkosh
Ruai ujë mos të punosh
Se të lagën plumëzit.

As erën para s’larti
Mos të preç, përse vapa
Çë të shtie dieghi prapa
Të rrëmben shkëndazit.

Po për mesi erën preje
E dreq ! Prapë mos u prir;
mos ke vrap e mos u vir
fluturo me urtësi.

Përse nd’ule o para ngrihe
Gjithë të mbitenë haretë
E ti, zogëz-o, pë ndë det
As gjën ti lipisi.

Porsa dheun ke zënë
Mos pusho, nd’e liptë erra
As ndë driza e jo ndë ferra
Po te krahtë e zonjës moghë.

Mos fal logaz’e sorra
Sturdulaqe, jo malarda,
as mughënjat çiçarda,
pot të hjeshmën aushinjogh.

Pra çu prëhe e u tagjise
Shkëndat hap e anangasu
Hip, e dashur, te pughassi
E me shoktin mburo.

E sa janë përronje e fusha
Shtruan petkazit e mraime,
me këndim delet e maime
siegh i leshmi delmëtor.

Nisu po ti taghandishe
Se mbaradh frin voreja
Me uratë te shpitë e reja
Folenë pleqe e bën-na nderë.

Pa… jo edhe…mbaj fluturinë
Faqekuqeza si shega,
Pusho këmbazit te dega
Sa të thom edhe ca herë.

Milimagat shporri pranë
E hjidh grerar grëpore,
me hajdhi arëzën mjalzore
mbaj me tiji, mos e qërto.

Zonja zogë, qevarrisu
Se këshighin u e shëkrita
E sa munda edhe të ngrita
Se të desha shumë mirë.

Rro e shto për jetë të gjata
Fletë e pemëz si dhria
Bëfsh hje te sinodhia
Me skrivendet e shumë hir.

Nessun commento: