lunedì 19 marzo 2012

Dalla Chiesa Ortodossa d'Albania

Përurohet një Qendër modernë okulistike dhe ORL

       alt    Një klinikë e re moderne okulistike dhe ORL u përurua në Tiranë, të shtunën 10 mars, nga Kryepiskopi i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastasi. Merrnin pjesë ndër të tjerë edhe mjekë të njohur nga vendi ynë dhe nga Greqia.
     Qendra përfshin degë të okulistikës së përgjithshme, të retinës, të glaukomave, lazer, OCT etj., si dhe një gamë të gjerë ekzaminimesh otorinolaringologjike. Ajo funksionon në një ndërtesë trekatëshe të blerë posaçërisht dhe e zgjeron më tej veprimtarinë e Qendrës Mjekësore Diagnostike “Ungjillizimi” të kryeqytetit, e cila zhvillon veprimtarinë që nga viti 1999 në një ndërtesë shtatëkatëshe të ndërtuar enkas. Qendra ofron shërbim në 23 specialitete mjekësore,  ku japin kontributin e tyre mjekë të shquar, si dhe ka një personel infermierësh të specializuar. Në të janë instaluar dhe përdoren me profesionalizëm të lartë aparatura mjekësore të teknologjisë së fundit.
     Për infrastrukturën me nivel të lartë të ndërtesës dhe për pajisjet e saj moderne janë shpenzuar më tepër se tri milionë euro, të përftuara nga donacione të ndryshme, të siguruara nga Kryepiskopi Anastas. Gjatë këtyre viteve në Qendër janë vizituar rreth 1.300.000 pacientë, pavarësisht besimit dhe janë kryer me tepër se sa 3.000.000 analiza.
Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë ka ngritur edhe katër qendra të tjera të shërbimit mjekësor parësor, në Kavajë, Lushnje, Korçë e Jergucat.

Tiranë, 12 mars 2012
Zyra e Shtypit

e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë

Për më shume shikoni në: www.klinikaorthodhokse.com

Nessun commento: