Vizitë nga besimtarë të Mitropolisë
së Korçës në Gjirokastër
Ishte një bekim për besimtarët e Mitropolisë së Gjirokastrës vizita vëllazërore që një grup i madh besimtarësh nga Korça, me në krye Mitropolitin e tyre, Hirësi Joanin, realizuan në Gjirokastër. Vizita dyditore ishte më 5 dhe 6 qershor.
Momenti kulmor i vizitës ishte të dielën, bashkëmeshimi i Mitropolitit të Gjirokastrës z. Dhimitër dhe atij të Korçës z. Joan, në kishën historike të Metamorfozës së Zotit, në Lagjen “Pazar i Vjetër”, e cila ka qenë dhe është katedra e Mitropolisë.
Predikimin e ditës e mbajti Mitropoliti i Korçës z. Joan, ndërsa psali në Liturgji kori i Shkollës së Mesme Kishtare “Kryqi i Nderuar”. Mitropoliti i Gjirokastrës z. Dhimitër duke i uruar mirëseardhjen Hirësisë së Tij z. Joan dhe klerikëve e besimtarëve që e shoqëronin i mëshoi idesë se edhe vizita të kësaj natyre kanë rëndësinë e tyre në forcimin e unitetit mes besimtarëve të Kishës sonë dhe të lidhjeve historike e vëllazërore mes dy Mitropolive. Në veçanti theksoi zhvillimet në Kishën tonë, përpjekjen titanike të Kryepiskopit të Tiranës dhe gjithë Shqipërisë z. Anastas për rilindjen e Kishës sonë Orthodhokse, për një frymë të re në gjirin dhe perspektivën e saj dhe në veçanti për forcimin e unitetit të grigjës së saj.
Në pasditen e së shtunës mysafirët nga Korça ishin pritur në ambientet e Kompleksit Arsimor ku pas darkës në pareklisin e tij u krye Mbrëmësorja.
I gjithë grupi nga Korça pas Liturgjisë Hyjnore dhe gostitjes tradicionale në oborrin e kishës, vijuan vizitën e tyre në Dervician, në qendrën e Enorisë së Fjetjes së Tërëshenjtës Mari, ku ato ditë veç të tjerash ishte ende e hapur edhe ekspozita me punimet e nxënësve të Shkollës së Mesme Teknike Apostull Pavli. Përgjegjësit e kësaj shkolle bënë një prezantim të shkurtër të shkollës dhe u treguan vizitorëve punimet që ishin ekspozuar.

Nessun commento:
Posta un commento