Shpetimtari yne i Kryqezuar,duke te pare ty mbi kryq,nje shkrimtar i madh pyeste veten dhe mendohej:”Si e beri Perendia njeriun, dhe si Njeriu e katandisi Perendine.” Dhe duke vazhduar shkruan : “Qe te sakrifikohet nje prind per femijet e tij,apo nje femije per prindin e tij,ky eshte nje ligj i natyres. Qe te sakrifikohet nje mik per ...mikun tij, ky eshte nje ligj i miqesise, por qe te sakrifikohet dikush per armiqte e tij, kete as natyra nuk e urdheron dhe as miqesia nuk e pretendon.”
Dhe kjo e vertete eshte e madhe. Zot, te gjithe ne qe jemi sot ketu dhe i gjithe populli yne ndjejme hidherim, per padrejtesine e madhe qe tu be, dhe e shnderrojme kete hidherim ne nje adhurim lirik ndaj personit tend te shenjte. U treguam shume mosmirenjohes ndaj teje, O Zot mos na i mumero kete mekate, por sic i ke duarte te hapura dhe zemren te gjere na prit ne te gjitheve ne gjirin tend dhe na jep mundesi te te duam aq sa te meriton dhe ta shtrijme kete dashuri dhe ndaj njerezve te tjere, sepse, Zot kjo jete vetem nese udhehiqet nga dashuria ka kuptim. Nje bote pa dashuri eshte thjeshte nje ferr tokesor. Dashuria jote ishte gjeja me e persosur qe mund te na jepje dhe kete dashuri Apostulli yt Pavel e vendos mbi te gjitha diturite, por c,them? E vendos permbi te gjitha vyrtytet, por c,them? Ai e vendos ate dhe permbi vete besen dhe tha se dashuria nuk zhgenjen kurre. Dhe ne me dashuri ne kete moment gjunjezohemi perpara teje dhe nga thellesia e e zemres te therresim.
I falemi pesimeve te tua o Krisht. (3 here).
Tregona dhe Ngjalljen tende te shenjte.Amin.
Nessun commento:
Posta un commento